Në Static Fitness Club ne ju ofrojmë klientëve tanë një larmi klasash, që nga pilatesi deri tek artet marciale.

Në klasat tona ju do përfitoni nga njohuritë, përkushtimi dhe eksperienca e instruktorëve tanë dhe do merrni një program trajnimi veçanërisht për ju!

Secili nga ne ka nevojë për motivim që të kryejë një stërvitje sa më të mirë, atmosfera e këndshme dhe argëtimi në Static do ju japin një shtysë të vërtetë! Palestra është e pajisur me një foni, video dhe ndricim shumë të mirë, pajisje kardiovaskulare dhe vegla force të teknologjisë së fundit dhe gjithashtu një dekor energjik!